Tirana masakron Apoloninë, Skënderbeu është “gjallë”

Superiore java e 26-të: Goleadë në kryeqytet, Skënderbeu befason Kukësin.

Tirana-Apolonia 5-2 / Kukësi-Skënderbeu 0-1

Tiranë:

Tirana përmbys Apoloninë në ‘Air Albania Stadium’ duke fituar tri pikë të tjera në garën për tu ngjitur në klasifikim.

Fillimisht hapi serinë e golave të shumtë Batha pas një topi të devijuar nga mbrojtja ndërsa më pas Levendi dy herë për fierakët mbyll llogaritë e pjesës së parë.

E dyta nis me furinë e vendasëve që shënojnë njëri pas tjetrit 4 gola. Njërin me penallti po nga numri 10 Batha. Autorët e golave të tjerë për bardheblutë u shënuan nga Torasa, Ismajlgeci, dhe Kale.

Elbasan:

Skënderbeu mban gjallë shpresat për të shpëtuar sezonin ndërsa sot ndaj Kukësit vendas në ‘Elbasan Arena’ shënon një gol triumfues 12 minuta nga fundi.

Ishte një aksion i shpejtë i korçarëve i nisur nga Mensah. Topi pasi shkon te Kosta Vangjeli i rikthehet nigerianit teksa me një veprim të zgjuar mund portierin Tafa. Ishte e 78-ta.

Pas këtij rezultati, Kukësi ‘lan duart’ me ëndrrën europë dhe i duhet të bëjë llogaritë me fundin e renditjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!