Reali për sprintin final

Real Madrid në ndeshjen e radhës në La Liga. Do të luhet në ‘Alfredo Di Stefano’ nesër në orën 16:15 ndaj Eibar. Me 10 javë nga fundi skuadra kampione në fuqi e Spanjës gati për sprintin final. Mban vendin e tretë me 60 pikë.

Atletiko kryeson(66) por nesër skuadra e Simeones, ka një duel të ndezur në Andaluzi me Seviljen. Barcelona e dyta (62), pret të hënen Vajadolid.

Zidan ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen me Eibar:

REAL MADRID:
Portierë: Courtois, Lunin, Altube.
Mbrojtës: 
E. Militão, R. Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola,F. Mendy.
Mesfushorë: 
Kroos, Modrić, Casemiro, Isco, Arribas.
Sulmues: Benzema, Asensio, Lucas V., Vini Jr., Mariano, Rodrygo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!