Duro: Me Teutën? Ndeshje rivalësh

Java e 26-të: Teuta-Laçi nesër në 16:00 në ‘Niko Dovana’.

Tekniku ka të gjithë kontigjentin në dispozicion. Duro: ‘Ndeshje të tilla nuk kanë favoritë” .

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, e nisi punën me bardhezinjtë kurbinas pikërisht në takimin e fazës së parë (java e 8-të) ndaj Teutës në ‘Niko Dovana’. Ndonëse kishte pak orë në dispozicion për të bërë gati takimin, Duro dhe Laçi që prezantoi në atë duel, prodhoi shifrat 1-1.

Nesër sërish në Durrës. Duro shpjegon se ndërprerja e kampionatit, ka ardhur me porosi. Përtej anës më të mirë psikologjike të grupit, tekniku jep dhe detaje për ndeshjen. Për Kupën, shprehet se fillimisht do mendojë për Vllazninë qe e pret në 10 prill në Laç për kampionat.

Duro:

Si vjen Laçi pas ndalesës?

Sigurisht vijmë pas një periudhe të gjatë. Ka qënë një periudhë shumë e ngarkuar sa i takon numrit të ndeshjeve. Kjo pauzë ka sherbyer për skuadrën tonë por dhe gjithë ekipet e tjera. Sidomos nga ana e gjëndjes psikologjike.

Teuta…

Kemi një ndeshje të rëndësishme me një skuadër që ka kryesuar së bashku me ne, Vllazninë e Partizanin gjatë gjithë kampionatit. Përballje rivalësh. Normanlisht në të tilla përballjeje asnjë skuadër nuk niset favorite.”

Shorti në Kupë?

Do bëjmë llogaritë për Vllazninë fillimisht për ndeshjen e së dielës pastaj do mendojmë për Kupën. Kush shkon në gjysmëfinale më një takim, ka të drejtë të pretendojë, kështu që shorti kam mendimin se është i barabartë dhe se shanset për të fituar i kane të 4 skuadrat që janë në gjysmëfilane”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!