Ora e Superiores

Pasi Kombëtarja kuqezi debutoi në kualifikuese dhe më pas luajti tri sfida për ‘Katar 2022’ (Grupi I) duke mbledhur 6 pikë, radha i vjen javës së 26-të të Kategorisë Superiore.

Në fakt, në të gjitha klubet e elitës ka patur seanca të mbushura me përgatitje intensive, rikuperime por dhe zhvillime gjithfarësh.

Te Vllaznia kryesuese, përpos vëmendjes që mori akordi me Tatimet për të firmosur dakortësinë për ‘liçensimin’ europian, edhe te grupi i lojtarëve ka të reja.

Kështu veç mungesës së kapitenit Gurishta (kartonë), në përballjen e së shtunës me Partizanin, pas një lëndimi në stërvitje, duket se do të mungojë edhe Eni Imami.

Mbetur te pezullimet kjo javë numëron disa të tillë. Si zakonisht do të mungojë Xhoi Cakranji i Bylis (duhet të shlyejë edhe tri takime nga pezullimi 10 javor). Por për këtë javë, janë të pezulluar:

Të pezulluarit e javës së 26:

Cakranji, Antoni Beji (Bylis), Agiare (Apolonia), Gurishta (Vllaznia), Shkalla (Kastrioti), Hoxhallari, Vangjeli (Tirana), Shqiprim Taipi (Skënderbeu).

Kategoria Superiore/ Java 26:

E shtunë, 3 prill 2021

16:00

Vllaznia-Partizani

Teuta-Laçi

E diel, 4 prill 2021

13:00

Bylisi-Kastrioti

16:00

Tirana- Apolonia (Air Albania Stadium)

Kukësi-Skënderbeu (Elbasan Arena)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!