Raiola turbullon tregun me…Haland

Raiola dhe babai i Haland, u takuan sot në Barcelonë me Joan Laportan dhe përfaqësuesit e tjerë të klubit.

Haland edhe njëherë merr vëmendje maksimale. Kjo pasi sot Mino Raiola, agjenti i futbollistit, dhe babait i Erling Haland, mësohet se kanë nisur një tur takimesh me disa nga klubet e mëdha të interesuara për talentin norvegjez. Në Barcelonë ata u takuan sot me Joan Laportan dhe përfaqësuesit e tjerë të Barcelonës.

​​Dortmundi ,klubi gjerman i Bundesligës që ka kartonin e sulmuesit menjëherë në reagim.

Mikael Zorc, drejtori sportiv i klubit gjerman ka deklaruar për “Sky Germany”, duke thënë se ai dhe klubi gjerman ia kanë bërë të qartë agjentit të lojtarit politikën dhe vendimin e klubit.

Dje fola me Mino Raiolan dhe ia bëra shumë të qarta synimet tona”, deklaroi gjermani.

Në fakt, kontrata e Haland me Borusia Dormund përfundon në vitin 2022 teksa futbollisti do të mund të largohet për 75 milionë euro.

Çmimi momental i Haland, vertitet te 180 milionë euro. Raiola pas Barcelonës në aksion drejt Madridit dhe me shumë mundësi gjatë fundjavës do të fluturojë për në Angli për të takuar klube të tjerë të interesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!