Levandovski një muaj stop

U raportua që herët por dëmtimi i Levandovskit duket se është më i rëndë nga sa pritej. Ekzaminimet e fundit evidentojnë faktin se bomberi i kampionëve të Europës do qëndrojë jashtë fushave së paku për një muaj.

Sulmuesi u dëmtua gjatë ndeshjes së luajtur ndërmjet Polonisë dhe Andorrës për kualifikueset e Grupit I aty ku garon dhe Shqipëria.

Në atë sfidë sulmuesi polak shënoi dy gola në fitoren 3-0 por më pas vuajti dëmtimin e pësuar pikësisht ndaj modestëve nga Andorra.

Leva ka dëmtuar ligamentine gjurit të djathtë duke bërë që Bajerni në të dyja sfidat me PSG, për Champions League, dueht ti llogarisë pa sulmuesin kryesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!