Gjobë dhe pezullime, Lacio bëhët shembull

Gjykata Federale Kombëtare në Itali, vendosi të pezullojë me 7 muaj presidentine Lacios Klaudo Lotito në lidhje me parregullsitë e tamponëve në klubin e tij.

Gjithashtu klubi lacial është gjobitur me 150 mijë euro, teksa janë pezulluar me nga një vit doktorët Fabio Rodia dhe Ivo Pulcini.

E gjitha vjen pasi Lazio akuzohet për shkeljen e protokollit të COVID-19 duke testuar lojtarët she stafet në një klinikë në Avelino. Më pas tamponët janë kryer në Kampusin Biomedical në Romë.

Ndërkaq duket se klubi bardhekaltër ia ka hedhur lehtë pasi Prokuroria e FIGC kërkoi dyqind mijë euro gjoba për Lacion, 13 muaj e 10 ditë pezullim për presidentin Lotito dhe 16 muaj për mjekët socialë Rodia dhe Pulçini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!