Formula1, Bahreini pret ‘gladiatorët’

Dy pilotët e Ferrarit shfaqen optimistë, ky edicion do të jetë ndyshe.

Bahrein është gati për ti dhënë startin Kampionatit Botëror në Formula 1 për vitin 2021.E planifikuar për të dielën kompeticioni ri, premton garë e spektakël. Me protagonistë të vjetër e të rinj.

Te shtëpia e Ferrarit pas atij edicioni zhgënjyes, me ndyshimet e shumta në aerodinamikë e imazh, pritet rritje që në start.

Sharles Leklerk e quajti SF21 më të lehtë për të tentuar suksesin duke evlerësuar më mirë sidomos në komportimin në hyrje dhe dajle nga kthesat. Shoku i tij i ri i ekipit, spanjolli Karlos Sainz jr, gjithashtu pret me padurim të fillojë: “Unë dua të jetoj në maksimum një përvojë që kam ëndërruar që kur isha 10 vjeç”.

Sainz, i cili mbërriti pas përvojës së tij pozitive me McLaren, premton të japë gjithçka për të lënë gjurmë të reja në një skuadër me histori si Ferrari.

Ndërkohë piloti i parë, monegazi Leklerk, pohon në konferencë për shtyp:
SF21 ?: “Është një makinë më e lehtë për tu drejtuar, ajo performon më mirë si në hyrje ashtu edhe në dalje nga kthesat. Sa për shpejtësinë në xhirot e shpejta do të duhet tashohim gjatë kualifikuesëve, atje do të kuptojmë diçka më shumë edhe për forcën e saj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!