Ndeshje e fituar minimalisht

Grupi I,Kualifikuese ‘Katar 2022’: Andorrë- Shqipëri 0-1 (Lenjani 41′)

Shqipëria e ‘vjetër’ merr tri pikët e para në kualifikueset e Botërorit në Grupin I. Ndaj Andorrës, trajenri Reja nuk besoi te rinovimi duke hedhur në fushë futbollistë që kanë luajtur shumë gjatë.

Megjithatë njëri prej tyre, ndoshta më i miri i këtij ‘grupi’ Ermir Lenjani i jep tri pikë Shqipërisë. Anësori i majtë uli një top dhe më pas goditi befasisht duke shënuar në fund të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë edhe pse pritej një skuadër më e lirshme dhe kontrolluese, e kundërta ngjau. Skuadra nuk u ngjit në nivel dhe në disa momente, rrezikoi të mbërrihej nga Andorra. Pas tri ditëve, Shqipëri-Angli në ‘Air Albania Stadium’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!