Reja para Andorrës: I besoj formacionit fitues

Shqipëria në prologun e kualifikuesëve të Botërorit ‘Katar 2020’, nesër në 20:45 me Andorrën në transfertë. Edoardo Reja para mediave në konferencë shtypi.

Edi Reja:

Përgatitjet…

“Nuk kemi patur shumë ditë për t’u përgtitur. E kam parë mirë skuadrën, kam qënë pak i shqetësuar pasi ka patur demtime, COVID-19, por tani janë qetësuar punët dhe situata është më e mirë.

Duhet përqëndrim i madh. Takohemi pas 4 muajsh. Duam të jemi si në Nations. Andorra duhet vlerësuar të jemi të përqëndruar në lojë.

Formacioni

“Kam një ide të qartë e kemi formacionin por kemi dhe një seancë. Nuk kam mundësi të bejmë prova, kam marrë 28 lojtarë. Abrashin dhe Baljan nuk kisha mundësi ti grumbulloja. Formacionin e kam vendosur. Vetëm dje kemi bërë një seancë të plotë stërvitore. Kemi punuar mirë.”

Objektivi në Grup?

Nuk mund të bëj parashikime për objektivin në grup. Duhet ndryshim mentaliteti, më shumë siguri, kurajo dhe aspak frikë. Normalisht duhet ekuilibër dhe të jemi të fortë psikologjikisht. Me klubet edhe gabon, me kombëtaren kushtojnë shumë. Duhet mbajtur skuadra në tonus gjithë kohës, pavarësisht kundërshtarit”.

Nedim Bajrami?

“Po presim FIFA-n për një përgjigje për ta aktivizuar. Ka lindur në Maqedoni dhe është rritur në Zvicër, presim lejen që mund ta dërgojnë sot ose nesër.  Është një lojtar interesant, është ende i ri dhe me siguri mund të na ndihmojë shumë, pasi është një nga ata elementë që mund të rritet në vazhdim”.

Kemi pasur probleme me Andorrën edhe në fushën tonë, e njoh si skuadër. E kam parë në disa ndeshje, është një ekip që të vë në vështirësi, bën presing lart, lë pak hapësira dhe ka lojtarë të shpejtë në krah. Duhet kujdes dhe të mos lëmë hapësira për ta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!