Berisha: Koncentrim maksimal, të nisim mbarë

Edi Reja dhe kapiteni Etrit Berisha në konferencë për shtyp. Fillimisht Berisha pasi më pas do marrë kohë për seancë para se skuadra e Shqipërisë të luajë nesër ndaj Andorrës për kualifikueset ‘Katar 2022’.

Berisha:

“Me siguri kemi bërë detyrën në Nations League dhe duhet të nisemi nga ai moment, kur treguam futboll të mirë. Morëm edhe fitore, sidomos në ndeshjet jashtë ku luajtëm mirë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Duhet përgatitur mirë dueli me Andorrën, që të mos lejojmë asnjë surprizë”.

“Trajner na ka treguar gabimet dhe ato kanë qenë për shkak të mungesës së përqendrimit. Mund të shmangeshin dhe nuk na lejohen nesër. Është ndeshje e parë dhe duhet përqendrim maksimal. Kjo ndeshje na jep motivim dhe qetësi në të ardhmen”.

“Morali do të jetë edhe më i madh, duke pasur parasysh që do të luajmë edhe me ekipe më të mirë. Normalisht edhe përgjegjësia. Kemi kualitete dhe duhet të përmirësohemi. Vullneti është i madh dhe do mundohemi të bëjmë surpriza sikurse edhe në të shkuarën”.

“Sigurisht është një ndeshje e rëndësishme, e njohim kundërshtarin. Kemi luajtur me Andorrën. Në ndeshjen në shtëpi bëmë disa gabime që nuk duheshin bërë. Nesër do jetë një ndeshje tjetër dhe do mundohemi të jemi të përqendruar dhe të përgatitur. Është shumë e rëndësishme për ne ta nisim me këmbë të mbarë”

https://www.youtube.com/watch?v=uPH1aJCGdsU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!