Shaland: Muriç nuk u grind me Zhegrovën

Trajneri i Dardanëve në konferecë për shtyp. Kosova sot prezantoi Logon dhe uniformat e reja. Nesër testi me Lituaninë.

“Vendimin e kemi marrë dhe diskutimi përfundon këtu”. Këto janë fjalët e para të trajnerit të Kosovës Bernard Shaland teksa u pyet sot në konferencën për shtyp përpara se Kosova të përballet nesër në një miqësore me Lituaninë.

Spekulimet për një grindje me Edon Zhegrovën janë totalisht të pavërteta. Nuk mund të them saktësisht se për çfarë është larguar Muric nga ekipi, por mund të them se është larguar për mungesë të disiplinës. Me aq përfundon kjo temë.” – tha zviceriani

Sakaq, Kosova luan nesër me Lituaninë një miqësore ndërsa më pas, përballet me Suedinë në 28 mars dhe Spanjën 31 mars)për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’.

Shënim: Muriç i përjashtuar nga lista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!