Gjasula: Ta nisim me tri pikë

Shqipëria nis fushatën kualifikuese me Andorrën por në vijim do duhet të përballet me ekipe si Anglia, Polonia e Hungaria. Pa harruar San Marinon. Në një pronocim mesfushori tiranas i kuqezinjëve Klaus Gjasula ka shpjeguar se fillimi i mbarë është detyrim për kuqezinjtë.

Ekipi Kombëtar është i grumbulluar dhe stërvitet në Barcelonë, të enjten ndaj Andorrës në Andorra në 20:45 për ‘Katar 2022’

Ndryshimet? Lojtarët janë të njëjtë vetëm 1-2 janë të rinj, për mua nuk ka ndryshuar shumë, fryma e grupit është e mirë. Besoj që ne me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po të luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen.

Gjendja juaj dhe atomosfera? Nuk jam në 100 % nga fuqia, por ndihem gati për të ndihmuar, aq minuta sa do të më japë trajneri, do të jap maksimumin për skuadrën. Ndihet që po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. E kemi treguar në ndeshjet e fundit. Ishalla na ecën mbarë që ta vazhdojmë aty ku e lamë.

Pikët, AndorraMe thënë të drejtën unë personalisht nuk e kam menduar fare sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.E bëmë njëherë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim ne 3 pikë. Është detyrë”, Gjasula

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!