Zidan thotë një të vërtetë…

Trajneri i Realit thumbon Deshamps për mungesën e ftesës së Benzemasë te kombëtarja e ‘Gjelave’.

Fitorja e Real Madrid në ‘Balaidos’ ndaj Selta Vigo 1-3 afron në tri pikë galaktikët me vendin e parë në La Liga që mbahet nga Atletiko Madrid.

Një sukses i nënshkruar mbi të gjitha nga Karim Benzema, autor i një dopiete dhe një asistimi për golin e tretë firmosur nga Asensio. Dhe Zinedin Zidan, pas ndeshjes foli për francezin:

“Ka shumë fjalë për ne, por ne jemi gjallë dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Lojtarët e larguar në kombëtare? Për një trajner, fakti që lojtarët shkojnë atje dhe nuk pushojnë nuk është e mirë.

Sa i përket Benzemës, nuk e kuptoj se si ai nuk thirret nga Franca. Për mua, aq më mirë. Të mbyllim ndeshjet? ‘Është e vështirë të mendosh se mund të shënojmë çdo herë 4, 5 ose 6 gola”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!