Ceferin në fushë, UEFA ndihmë Petrinjes

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin luajti dhe ndihmoi në organizimin e një ndeshje bamirësie midis legjendave Kroate dhe Sllovene këtë fundjavë.

Ndeshja u luajt në mbështetje të rajonit kroat të Petrinja, i cili u godit nga një seri tërmetesh në dhjetor.

Ky event përpos inisiativës së UEFA-s pati mbështetje maksimale dhe nga HNS e Davor Sukerit. Në thelb të të cilit qëndron fort bamirësia.

Në fakt ishte programuar prej tri javësh për tu zhvilluar kjo ndeshje e cila përfshiu ish-futbollistë të moshës nga 40-60 vjeç. Fondi i premtuar nga UEFA- i kaloi Kryqit të Kuq për ta shpërndarë në trajtë ndihme për të prekurit nga tërmeti.

Legjendat e Kroacisë dhe Sllovenisë:

Kroatia: Davor Šuker, Zvonimir Boban, Dario Šimić, Darijo Srna, Aljoša Asanović, Marijan Mrmić, Stipe Pletikosa, Ivica Olić, Petar Krpan, Daniel Šarić, Niko Kranjčar, Igor Bišćan, Boris Živković, Silvio Marić, Mihael Mikić, Nenad Pralija, Tomislav Dujmović, Robert Špehar, Marko Babić, Željko Pavlović.

Sllovenia : Aleksander Čeferin, Radenko Mijatović, Milenko Aćimović, Boštjan Cesar, Milivoje Novaković, Robert Volk, Primož Gliha, Miran Pavlin, Mišo Brečko, Aleksandar Radosavljević, Goran Barišić, Tomaž Vesel, Silvo Vrhovec, Andrej Vrhovec, Robert Beguš, Tomislav Čizmić, Mladen Džanan, Branko Ilić, Mitja Sojer, Jože Prelogar, Robert Beguš.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!