Memelli: Vazhdimësia, çelsi i suksesit

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, ka një deytrë shumë të vështirë këtë edicion. Të shpëtojë korçarët nga rrëzimi një kategori më poshtë.

Nëse fitorja e javës së kaluar me partizanin i dha një ‘bonus’ korçarëve, fitorja e sotme e Bylisit në Shkodër me Vllazninë, ka rikthyer situatën e rënduar në fund të tabelës.

Një situatë që vjen e bëhët më e vështirë edhe për faktin që nesër bardhekuqtë do ndeshën me bardhezinjtë e Shpëtim Duros. Memelli para e mdiave sot tha:

Memelli:

Java…

Ka qenë një javë jashtëzakonisht e mirë. Vijmë nga një ndeshje, ku parametrat kanë qenë të shkëlqyera. Lojtarët duhen përgëzuar për atë që bënë kundër Partizanit, në fund të fundit është vetëm merita e tyre.

Ndeshjet vijnë shumë shpejt, përqendrimi ka qenë në nivelet më të larta, kjo na bën optimistë. Nesër kemi një ndeshje ndaj një kundërshtari në të njëjtin nivel si Partizani. Laçi është skuadër e fortë dhe agresive, duhet vlerësim maksimal ndaj saj.

Në mënyrën e të luajturit, Laçi ndryshon nga Partizani, por edhe në mënyrën e agresivitetit. Laçi është skuadër mjaft agresive, që luan me një sistem të ndryshëm nga Partizani. Ajo çfarë duhet është ndryshimi i mënyrës së përballjes me këtë skuadër.

Luhatje? Na ka ndodhur në këto 7 javë që unë jam këtu. Ju e patë shumë mirë ndeshjen me Kastriotin, skuadra nuk u paraqit në atë nivel që kërkonim ne. Ndryshe ndodhi me Partizanin, transformimi ishte radikal, në lojë dhe rezultat.

I kërkojmë lojtarëve që të ruajnë këtë lloj vazhdimësie, sepse vazhdimësia është çelësi i suksesit në futboll. Unë besoj se do e ruajmë, lojtarët kanë potencial të jashtëzakonshëm. I qëndroj edhe fjalës që thashë kur erdha këtu.

Këtu ka lojtarë me potencial të jashtëzakonshëm, por unë mendoj që forca e grupit është ajo që duhet të na bëjë optimistë për pjesën e mbetur të kampionatit. Kemi dy mungesa si Zguro dhe Berisha, ndikojnë në skuadër. Gjithsesi, unë jam i bindur që edhe lojtarët që do të hyjnë, do të bëjnë shumë mirë.

Biseda me lojtarët para Partizanit? Pas intervistës kam një analizë për një orë, do bisedojmë sërish me lojtarët. Ndërgjegjësimi është një institucion që buron nga logjika. Për sa kohë ne ia parashtrojmë lojtarëve, ata fillojnë dhe kuptojnë më mirë.

Ne e fillojmë nga vetja, si staf, sepse asnjëri nuk është perfekt, në çdo profesion. Kur e fillojmë nga vetja dhe lojtarët na shohin si një pasqyrë e pastër, tek e cila mund të shprehen dhe të bëjnë më mirë në fushën e lojës. Kaq, nuk jam në atë rol që mund të nxjerr gjërat e shtëpisë përjashta.

Nuk ka asnjë lloj magjie, e thashë dhe e ritheksoj: ndërgjegjësimi është një institucion që buron nga logjika. Lojtarët edhe ne, e kemi këtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!