Gravina në Tiranë, Duka, Ademi e Sejdiu bashkë…

Dy javë më parë, Gabriele Gravina presidenti aktual i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), u zgjodh për një mandat tjetër për të drejtuar futbollin e shtetit fqinj.Gravina mori 73% të votave.

Por nesër kreu i Federtaës Italiane të Futbollit, me ftesë të kreut të FSHF-së Armand Duka, do të vizitojë Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në këtë takim përpos Gravinës në tryezë me Dukën, pritet të shfaqen edhe Ademi i FFK-së dhe Sejdini i FFM-së. Parashikohet një vizitë te shtëpitë e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 marsit 2019 në Bubq.Pikërisht nga fondi i FSHF-së.

Do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Njoftimi nga zyra për shtyp e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!