Starti MotoGP në Katar, Markez rikthimi i madh…

Honda nuk është ende e bindur për ta futur në GP e Katarit që hap Kampionatin Botëror në 27 mars.

Pas afro tetë muajve nga aksidenti në Herez (Spanjë) por mbi të gjitha njëzet ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror në Katar, Mark Markuez ndjek rrugën drejt kthimit mbi motorrë. Dita e tij e zakonëshme e rehabilitimit të plotë, kalon përmes palestrës dhe stërvitjes në natyrë.

Unë jam duke u përqëndruar duke menduar mënyrën e duhur për t’u kthyer. Ndjesitë që marr nga krahu im i djathtë janë pothuajse normale, por deri para një muaji ishte një problem edhe thjesht duke bërë dush, duke hapur një derë, madje edhe duke ngrënë.

Deri para dy javësh po mendoja seriozisht se si do kthehem. Padyshim që nuk do të rinis nga MotoGP por nga një motor më e vogël dhe në një pistë që nuk është shumë e angazhuar”,ndër të tjera Mark Markez për mediat spanjolle.

Spanjolli i Hondës Mark Markez, kampion bote në MotoGP për herë të 8-të u shpall para një viti në garën e Buriramit në Tajlandë. Joan Mir një tjetër spanjoll, fitoi kampionatin e fundit në MotoGP me Suzukin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!