Zëdhënësi i Laportës: Mesi çështje ndjenjash

Pas fitores dominante në zgjedhje nga Juan Laporta, dalin në skenë emrat që do të jenë në krah të presidentit të sapozgjedhur te Blaugranët. Madje duke u paraqitur me deklarata të ndryshme si në rastin e Rafael Yuste.
Zëdhënësi i ardhshëm i FC Barcelona, foli për RAC1 në lidhje me çështjen Lionel Mesi:
“Të shohësh kapitenin të shkojë për të votuar bashkë me djalin e tij është një gjest vlerësimi ndaj klubit.Kjo tregon se Leo ndihet i identifikuar. Presidenti
Joan Laporta është personi që e njeh më mirë, kjo është çështje ndjenjash dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Mesi të qëndrojë këtu “, deklaratat e tij mbi rinovimin e mundshëm të kontratës argjentinasit te Barça.