Teuta provë e vështirë në Ballsh, Tirana për Europën…

sportiim2

Bylis- Teuta konsiderohet beteja kryesore e ditës së sotme për javën e 23 të Kategorisë Superiore. Pozicionet në tabelë me kërkesa maksimale nga ky takim i orës 13.00 në ‘Adush Muça’ diktojnë një duel interesant. Kontigjenti ndihmon, skuadrat të plota.

Kastrioti-Tirana në program në Kamëz i gjithi “mister”. Do të fitojë Kastrioti vendas për të siguruar pikët e radhës apo Tirana do njohë triumfin e tretë radhazi. Për bardheblutë në kërkim të Europës barazimi nuk vlen.

Në ‘Elbasan Arena’, Partizani në kërkim të tri pikëve për të vijuar rrugën drejt kreut të tabelës.Dy barazimet e të kuqëve kanë privuar ngjitjen. Ndaj Skënderbeut të fundit në tabelë, priten tri pikë. Korçarët në vështirësi por jo pa shanse për pikë.

Dy takimet e tjera të javës zhvillohen nesër në Laç e Shkodër.

13:00

Kastrioti-Tirana (Kamëz)

Bylis-Teuta

16:00

Partizani-Skënderbeu (‘Elbasan Arena’)

Të hënën:

13:00

Laçi- Apolonia

16:00

Vllaznia- Kukësi

?>