Shembet taraca, tifozët në panik

sportiim2

Ndërsa po ndiqnin ndeshjen Butrinti-Labëria në Kategori të Dytë përfunduar 2-0, disa tifozë të hipur mbi një taracë të pasigurtë kanë rrezikuar seriozisht jetët e tyre. ABC raporton se disa dhjetra tifozë në Sarandë u panë të binin fill pasi taraca u shemb.

Burimi thotë se nuk ka pasur të plagosur por disa të lënduar janë shpënë menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore.

Në fakt, duket e pakuptimtë se si autoritetet e shtetit lejojnë tifozë të kacaviren nëpër mure, të hipin në pemë apo të ngjitën majë pallateve për të ndjekur futbollin e ‘COVID’-uar.

?>