Zguro: Tri pikë shprese

Vangjel Zguro ishte njeriu i ndeshjes në duelin Partizani-Skënderbeu 0-1. Një profesionist i vërtetë në fushë, plot personalitet e asistues. E “prish” ditën me atë karton të verdhë të marrë i cili do ta privojë të shtunën ndaj Laçit.

Pas suksesit të sotëm në ‘Gol pas Goli’ thotë se objektivi i skuadrës është të shpëtojë deomos sezonin.

Zguro:

Desha të tregoj një bisedë që bëmë dje me skuadrën. U mblodhëm, folëm dhe thamë do futemi në fushë vetëm për tre pikë. E di që shumë nuk e besojnë. Por të gjithë ishim në një mendje, kemi kaluar një periudhë shumë të keqe dhe u futëm dhe ishim në një mendje.”

“Ishim nën shumë presion para Kastirotit duke e ditur se jemi ekip me shumë të rinj në moshë, disa për herë të parë në Superiore dhe nuk funksionoi. Objektivi është të shpëtojmë këtë sezon Skënderbuen dhe ky trepikësh na jep jashtë mase besim.”

Mbledhja?

Mbledhja me tifozët besoj se ka qenë e drejtë se Skënderbeu ka qenë në nivele të larta dhe janë disa situata që janë krijuar. Ishte para stërvitjes dhe kishin vënë në dijeni edhe klubin. Ishte mbledhje normale, jo me tone të ashpra siç ka ndodhur para disa vitesh te Tirana. Nuk ishte e duhur për të rinjtë ndoshta, që morën presion, por ajo iku..Tani të shohim për më lart”,-tha Zguro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!