Infantino revolucion në ‘sulm’

sportiim2

Venger i propozon FIFA-s: Jo pozicion jashtë loje nga duart ose krahët.

Presidenti i FIFA-së, Xhani Infantino, ka deklaruar se FIFA është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rregullit të pozicionit jashtë loje.

Në Asamblenë vjetore të mbajtur në kuadër të IFAB, Infantino tha se FIFA po sheh nga ideja e Arsen Venger për ndryshimin e rregullit aktual të lojës sulmuese.

Infantino:

“Diskutojmë gjithmonë se si ta përmirësojmë futbollin. Rregullat e pozicionit jashtë loje janë ndryshuar vetëm dy herë në 135 vitet e fundit, por ne jemi të hapur për ndryshime që rrisin spektaklin dhe numrin e golave. Këto rregulla të reja do t’ju jepnin më shumë liri sulmuesve, ishte një propozim i Arsen Venger”, ecën numri një i FIFA-s.

“Rregulli i ri do të mundësonte që lojtarët nëse kanë dorën ose ndonjë pjesë të trupit përtej limitit, me propozimin e Venger, nuk mund të quhet jashtë loje”.

Sakaq, edhe prekjet me dorë në zonë, pritet të kalojnë në lupë.

?>