Milan eviton humbjen në shtesë, Atalanta e treta…

Seria A luajti shumë ndeshje të javës së 25. Milan shpëton në të 97′-n kur Kesi dërgoi në kuadrat një penallti ndërsa ndaj Udinezes takimi nuk shkoi më tej se 1-1.

Atalanta shkatërron Krotonën 5-1 ndërsa sardët e Kaljarit u mjaftuan me një gol ndaj Bolonjës. Napoli mbyll 3-3 në fushën e Sasuolos. Fiton edhe Roma në Firence me vjollcët 1-2.

Ecuri fantastike bën Verona. Skuadra e Juriç, mund 0-3 Beneventon jashtë shtëpie. Në fund derbi i madh i Xhenovas mbyllet si i ka ‘hije’ 1-1. Dje Juve-Specia 3-0 ndërsa Lacio- Torino në program dje nuk u paraqit Torino.Nesër Parma- Inter 21:00.

Rezultatet, java 25:

Milan- Udineze 1-1

Sasuolo-Napoli 3-3

Fiorentina- Roma 1-2

Kaljari-Bolonja 1-0

Xhenova- Sampdoria 1-1

Atalanta- Krotone 5-1

Benevento-Verona 0-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!