Ronaldo tjetër rekord, Siti prenoton titullin

CR7 barazon me gola mbretin Pele, 767 realizime.

Në kontaktin e parë me topin Alavro Morata e dërgon në rrjetë Ishte minuta e 62-ë e duelit Juventus-Specia në Seria A. Megjithatë fillimisht gjyqtarët të cilët e anulluan golin për një pozicion jashtë loje të Bernardeskit dhe më pas vonesa e VAR e zbehën disi gëzimin e bardhezinjëve.

Gjithësesi, torinezët i buzëqeshen fitores pasi pak minuta më vonë Kieza shënoi të dytin në të 71-ën. Për të vulosur shifrat dhe barazuar rekordin e Pelesë, mendoi Ronaldo në të 89′ teksa bëri 3-0.

Premier League, Mançester Siti Uolves, në takimin e vetëm të ditës në ishull evidentoi vendasit të kalonin përpara me një autogol ndërkohë që në të dytën miqtë barazuan me Kadin në të 62-ën.

Kur sfida po i drejtohej fundit, Gabriel Zhezus nderoi Siti kur shënoi të dytin në të 80-ën. Mahrez në finale realizon të tretin ndërsa në të 94-ën Zhezus finalizon dopietën personale.

Juve-Specia 3-0

Siti-Uolves 4-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!