Memelli: Tri pikë për tu ngjitur në tabelë

Migen Memelli e di që sfida me Kastriotin në Korçë duhet fituar deomos. Trajneri pogradecar teksa foli për gjëndjen e skuadrës që trajnon, tha se Skëndernbeu nuk ka rrugë tjetër veç fitores.

Memelli:

Gjykimi? Nuk kam asnjë problem për këtë pjesë, ajo çka duhet është të kemi mendjen te ndeshja e radhës. Çfarë ka kaluar nuk e kthejmë dot pas. E rëndësishme është të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Kastrioti? “Takimin e kemi përgatitur mjaft mirë. Skuadra ka qenë e impenjuar në seancat stërvitore. Çdo ndeshje është finale për ne, sikurse edhe e nesërmja. Jemi në një situatë ku ndeshjet pa asnjë diskutim duhet t’i vlerësojmë në maksimum.

Tre pikët mund të na ngrenë në tabelë goxha. Sigurisht, pa dashur të largoj presionin nga skuadra, lojtarët duhet të kenë qartësinë dhe kthjelltësinë e duhur përpara këtij takimi. Këto elementë mund t’i bëjë që nga ana psikologjike të jenë në lartësinë e duhur”.

Kastrioti skuadër agresive… “Nuk kemi qenë të butë gjatë këtyre katër ndeshjeve që e drejtoj unë skuadrën.Sigurisht intensiteti dhe grinta janë rritur, gjë që e kemi dashur që në fillim.

E vlerësojmë maksimalisht skuadrën e Kastriotit, si një skuadër me karakter të fortë. Ne kundërshtarët do t’i vlerësojmë maksimalisht, për të marrë pikët e plota”.

Formacioni?“Përveç Marës së dëmtuar dhe Taipit me karton të kuq, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Do shikojmë në seancë dhe do vendosim të luajnë ata që janë më të përshtatshëm për këtë ndeshje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!