Lega: Torino të luajë ndaj Lacios

Ndeshja e parashikuar të luhet në Romë duke nisur nga ora 18:30.

Lacio-Torino, e planifikuar për sot në orën 18.30, nuk do të shtyhet nga Lega Calcio pavarësisht nga karantina e urdhëruar nga ASL Torino për klubin granda.

Problematika me rastet e shtuara të COVID-19, shtynë sfiden Torino- Sasuolo në 26 shkurt por ndeshja e sotme duket se do të luhet në Olimpico të Romës.

Një paralajmërim i rreptë i Lega Calcio e cila ka njoftuar klubin nga Torino se nëse nuk paraqitet në Olimpico, ata do të humbasin 3-0 në tavolinë.

Gjithësesi, edhe nëse klubi i Torinos vendos të mos paraqitet, precedenti Juve-Napoli, iu jep shpresë dhe mund ta apelojë vendimin në Kolegjin e Garancisë Coni, me mundësinë për të luajtur në një datë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!