Reali shpëton “lëkurën” me Vinicius

La Liga: Real- Sociedad 1-1

Nuk fiton Real Madrid në një ndeshje vendimtare për fatet e kreut. 25 javë nga 38 në total, me ekipin e Zidan që sheh t’i largohet kreu duke u ndalur te 1-1 me Real Sociedadin në ‘Alfredo Di Stefano’.

Kjo është panorama e La Liga në Spanjë. Kryeson Atletiko me 58 pikë e një ndeshje më pak ndërsa ndjekin Real e Barcelona me nga 53.

Sakaq, ndeshja e sotme u shoqërua nga presioni i madh i Realit në pjesën më të madhe të lojës. Mungesat e disa titullarëve u ndjenë së tepërmi.

Kryesisht ajo e Ramos në mbrojtje dhe Benzemasë në majë. Goli i parë i takoi Portusë në start të pjesës së dytë. Barazoi Vinicius për madrilenët në të 89′-ën.

Premier League, Everton kaloi 1-0 Sauthempton me një gol të Riçarlison në të 9’ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!