Revolucioni, Shalke largon trajnerë e drejtorë


Pas poshtërimit 5-1 nga Shtutgart, Shalke shkarkon trajnerin e 4 sezonal dhe stafin e tij. Revolucioni përfshin dhe largimin e drejtorit sportiv Jochen Schneider.

Jo vetëm në Shqipëri ka histori me shkarkime të shumta trajnerësh. Ecuria e zymtë e Shalke 04 në Bundesligë, ka bërë që stoli i klubit të mos gjëjë qetësi.

Kristian Gros është tekniku i katërt që u shkarkua nga gjigandët e Gelsenkirchen këtë sezon pas vetëm 63 ditëve në detyrë.

Një fitore në 23 ndeshjeve në Bundesligë, e ka tjetërsuar klubin e famshëm gjerman i cili duket se po shkon drejt Bundesligës 2.

Tetë humbje dhe 2 barazime në stolin e Shalkes, janë fare pak për një projekt fitues. Gros duhet të pasojë David Vagner, Manuel Bayer dhe të famshmin Hub Stevens që u pushuan nga puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!