Vllaznia zgjat kontratën me Gurishtën e Krujën

Vllaznia edhe pse ka gati ndeshjene rëndësisë së veçantë nesër me Tiranën, ka bërë një lëvizje prej një klubi modern në marrëdhënje me kontratat. Pas sulmuesit Ardit Hoxhaj, kuqeblutë që udhëhiqen në këtë projekt të ri ambicioz nga sponsori Xhaferi kanë arritur marrëveshjet edhe me dy prej futbollistëve më me eksperiencë të skuadrës.

Kapiteni Erdenis Gurishta, dhe mesfushorin Arsid Kruja kanë zgjatur kontratat edhe për dy sezone të tjera. ndonëse për Gurishtën u fol së fundi se pas edicionit aktual mund të lëvizë jashtë, sot mbrojtësi ka firmosur deri në 2023. me gjasë në kontratë do ketë dhe klauzolë…

Klubi Vllaznia në njoftim:

Dy nga lojtarët më të spikatur kuqeblu Kapiteni Gurishta dhe mesfushori Kruja  kanë rinovuar sot edhe për dy sezone të tjera me ekipin e Vllaznisë, si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi”, shkruhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!