Josa: Kupa objektiv kryesor i Kukësit

E mori skuadrën e Kukësit në një moment të vështirë. Tekniku Josa në 4 javë mori dy fitore dhe dy humbje. Sot komentoi shortin e hedhur për Kupën e Shqipërisë, atu ku goglat e dërguan në ‘Niko Dovana’ për tu përballur në çerekfinale me Teutën. Me një takim.

Mirpo e veçanta e shortit të sotëm ofron risinë që të dy duelet e nxehta Laçi-Partizani dhe Teuta- Kukësi. Ato do të ‘nxehën’ që këtë javë me duele të mirëfillta kampionati.

Josa paraprin:

Kupa është objektiv të cilin e kam gjetur kur kam marrë drejtimin e skuadrës së Kukësit. Kampionati ishte larg por varet si shkojnë gjërat dhe nuk duhet të flasim para kohe që më pas të ndryshojmë qëndrim. Duhet të shohim nga ndeshja e radhës që është ndaj Teutës që e kemi rival edhe në Kupë.”- ka deklaruar Mirel Josa sot në faqen zyrtere të klubit verilindot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!