Halili: Short i vështirë, Laçi synon dy frontet

Drejtori Sportiv i Laçit, Naim Halili, tha pas shortit të turit çerekefinal se rivali i këtij turi, ishte më i vështiri i mundëshëm.Halili pasi vlerësoi Partizanin shtoi se Kupa ka qënë gjithnjë prioritet i bardhezinjëve por sipas tij, këtë sezon, Laçi synon edhe kreun e Superiores.

Halili:

Ishte shorti më i vështirë i mundëshëm. Në këtë fazë, do donim një ekip më të lehtë në letër por Laçi këtë sezon nuk duhet të diskutojë askënd.

Jemi të përgatitur për ti shkuar deri në fund Kupës por dhe kampionatit. Sfida e radhës për kampionat me Partizanin do tregojë goxha për ecurinë e mëtejshme në kampionat.

Realisht si Laçi ashtu dhe Partizani janë dy ekipet më në formë të momentit. Urojmë të ecim ne. Që këtë të shtunë në ‘Elbasan Arena’, pasi deri te përballja në Kupë do ketë kohë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!