Duro: Partizani rival i denjë, favorit…terreni

Shpëtim Duro tekniku i Laçit, ka mësuar me vonesë shortin e skuadrës së tij për çerekfinalet e edicionit të 69 të Kupës së Shqipërisë.

Duke folur për ‘ABC News’ tekniku tha:

Patjetër që Partizani është rival i fortë. Por për momentin ne jemi të përqendruar te ndeshja në kampionat momentalisht sepse kemi ende kohë për të menduar për përballjen me ta në Kupë.

Shorti është fat, nuk ka preferenca. Ndeshja me një ekip të fortë ka avantazhin se nëse e eliminon, largon një kundërshtar. Kështu që do të vinte momenti, që nëse s’do binte në çerekfinale, do përballeshim në raundin tjetër.

Nuk kisha ndonjë preferencë, madje nuk e dija tamam kur hidhej shorti dhe më thanë pas stërvitjes së sotme. Do zhvillohet me një takim për situatën e pandemisë, është më se normale sepse nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë kompeticione europiane.

Është normale që ky aktivitet të jetë i reduktuar për numrin e ndeshjeve dhe kohës, duke parë edhe kushtet që po zhvillohet ky sezon. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me Partizanin në ndeshjen e parë në kampionat.

Terreni i fushës është shumë i mirë, diçka pozitive për të dy ekipet, por nuk kemi ndonjë favor të madh sepse stadiumet janë pa tifozë, kështu që nuk shoh asnjë avantazh përveç terrenit të mirë, që avantazhon edhe Partizanin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!