18 pikë prapa, Lenon shkarkohet nga Selltik

U kontestua gjatë nga tifozeria, trajneri i njohur largohet nga kampionët e Skocisë.

Neil Lenon, ka vendosur të japë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga drejtimi i Selltik në elitën e kampionatit skocez. Humbja e së dielës ndaj Ross County, e dërgoi skuadrën e famshme në 18 pikë prapa kushërinjve të tyre të urryer, Rejnxhers.

Ekipi i Stiven Zherard ka nevojë vetëm për 7 pikë deri në fund për t’u shpallur kampionë në Premier League e Skocisë. Për të thyer një hegjemoni 9 vjeçare e ish-skuadrës së Rudi Vatës. Xhon Kenedi, ndihmësi i Lenon, do të drejtojë ekipin deri në fund.

Klubi njofton në rrjete:

Klubi i Futbollit Celtic njoftoi sot se Neil Lennon është larguar nga pozicioni i tij si Menaxher Futbolli me efekt të menjëhershëm.

Ne e falënderojmë sinqerisht Neil për gjithçka që ka bërë për klubin dhe i urojmë çdo sukses për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!