UEFA: Anulohet Europiani i U19

Me një vendim të fundit, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë COVID-19.

Lajmin befasues e ka dhënë edhe Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim zyrtar:

Njoftimi:

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.

Në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.

Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin. Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!