Muçi kontartë ‘5 vjeçare’, viziton muzeun e Legias…

Ernest Muçi nis të ingranohet për një kohë të gjatë te Legia Varshavë. Mësohet se ish-sulmuesi i Tiranës firmosi sot deri më 30 qershor 2025 (4.5 vite). Tiranasi 19-vjeçar u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës së Legias me të cilën ka luajtur dikur Armando Sadiku.

Më pas, Muçi është parë të vizitojë muzeun dhe të gjitha asetet e klubit të famshëm polak. Në një moment, sulmuesi shqiptar i cili u shit nga Tirana për 500 mijë euro (650 me bonuse +10 % mbajtje kartoni) ka deklaruar për mediat vendase:

Ernest Muçi:

Legia është një klub dhe mundësi e madhe për mua. Duhet të tregoj veten time këtu për të shfaqur më të mirën e mundshme. Legia ka një qendër stërvitore të jashtëzakonshme. Pashë dhe stadiumin si dhe futbollistët, që i përkasin një niveli të lartë. Dua të rritem si futbollist dhe të shijoj lojën. Po përballem me një mundësi të re në karrierë. Edhe pse është një sfidë e vështirë, e ndiej se jam gati ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!