Lacio sfidë Bajernit, Atletiko në Bukuresht

Champions League rikthehet sot me dy takime. Në ‘Olimpico’ të Romës, Lacio e ‘shqiptarëve’ do të presë kampionët në fuqi të Bajernit. Izrealiti Orel Grinfeld do të vendosë drejtësi në këtë takim me bardhekaltërit e Simone Inzagit në kërkim të surprizës së madhe.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes në turin e vajtjes, i përket duelit Atletiko Madrid- Çelsi. Ndryshe nga Lacio e cila luan në shtëpi, te kjo përballje me shumë të panjohura për kualifikimin, Atletiko do të luaj si vendas në stadiumin Nacional të Bukureshtit në Rumani. Gjykon gjermani Feliks Bryzh.

Liga e Kampionëve 1/8:

21:00

Atletiko Madrid-Çelsi (Bukuresht)

Lacio-Bajern Mynih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!