Cikalleshi me Muslerën në fron

sportiim2

Notë maksimale për kavajasin. Në formacionin fitues bashkë me 34 vjeçarin e Gallatës, argjentinasin Muslera

Sulmuesi i kombëtares Sokol Cikalleshi, realizoi dy gola për Koniasporin ndaj Jeni Malatiaspor në Superligën e Turqisë. Kavajasi shënoi në minutat 80 dhe 84 duke bërë që të sfida nga 2-0 në fraksionin e parë të kthehej në 2-3 për miqtë.

Në fund të javës Cikalleshi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke duke u vlerësuar me notën më të lartë, 8.6. Interesant fakti që krah kavajasit gjëndet edhe një emër i njohur i futbollit botëror si portieri Fernando Muslera.

Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Cikalleshin i cili sikundër Uzuni, Broja, e Manaj po shkëlqen në këtë fazë të kampionatit.

?>