Cungu: Nder të jem trajner i U19

Armando Cungu pasi ka marrë drejtimin e Kombëtares U19 ka nisur së fundmi nga puna në terren. Në një intervistë për, Fshf.org, trajneri Cungu fillimisht falënderoi drejtuesit e federatës për besimin që i kanë dhënë dhe u shpreh optimist për të ardhmen e ekipeve kombëtare si edhe për cilësinë e prurjeve të reja. “Unë besoj se detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar U-19 është një post që nderon çdo trajner shqiptar.

Cungu:  

Kombëtarja shqiptare U-19 ka zhvilluar sot një miqësore me Partizanin B në kuadër të grumbullimit 3-ditor, që kuqezinjtë e vegjël kanë nisur që ditën e hënë. Trajneri Armando Cungu pati mundësinë të testonte të gjithë lojtarët e grumbulluar në test, që u zhvillua në kompleksin Internacional në Pezë Helmës të Tiranës.

Formacioni titullar që nisi ndeshjen ishte ky: Kaçaj, Ismaili, Paloka, Shani, Musaj, Osma, Kuka, Stafa, Cahani, Mema dhe Shahaj. Në pjesën e dytë të takimit u aktivizuan të gjithë lojtarët e ftuar për këtë stazh stërvitor.

Në prononcimin e dhënë për Fshf.org, trajneri Cungu fillimisht falënderoi drejtuesit e federatës për besimin që i kanë dhënë dhe u shpreh optimist për të ardhmen e ekipeve kombëtare si edhe për cilësinë e prurjeve të reja. “Unë besoj se detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar U-19 është një post që nderon çdo trajner shqiptar. Mendoj se është një arritje kulminante në karrierën e një trajneri. Të jesh trajneri i njërës prej përfaqësueseve shqiptare është një ëndërr për çdo trajner, kështu që gjej rastin edhe të falënderoj drejtuesit e FSHF-së, të cilët më besuan në këtë post. Sigurisht që kënaqësia është e madhe t’i shërbej edhe unë sadopak elementeve të ekipeve kombëtare shqiptare për të bërë një Kombëtare të madhe edhe më të mirë, edhe më të suksesshme, sepse realisht nuk mungojnë edhe djemtë, edhe talentet në futbollin shqiptar”, – ndër të tjera Cungu. FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!