Rroca ‘viktimë’ e arbitrit, Istanbulspor, tri humbje…

Istanbulspori në përbërje të të cilit aktivizohen shqiptarët Rroca, Abazaj dhe Et’hemi, po kalon një moment të vështirë në ligën e parë turke. Humbja 0-1 përballë Samsunspor, ishte e treta rradhazi për skuadrën nga Stambolli që tashmë e sheh veten në vendin e 3-të disa pikë larg promovimit.

Por më e keqja i erdhi skuadrës nga kartoni i kuq i pamerituar që mori Eduart Rroca. Një episod gati qesharak pasi arbitri kishte ndëshkuar Abazajin në të 59 dhe me pas në të 91-tën i tregoi Rrocës kartonin e verdhë dhe fill të kuqin duke konsideruar lojtarin si bartës të atij kartoni që kishte marrë Abazaj.

Ia tregova Rrocës në minutën e 59-të kartonin e verdhë dhe të dytin në minutën e 90-të.E keni parë gabim. Do ua tregoj kartonin që ia dhashë në dhomat e zhveshjes”. iu tha arbitri drejtuesëve të Istanbulspor. Këta nuk pranuan të shihnin dokumentat…

Mbetet për t’u parë nëse komisioni i Disiplinës në ligën e parë turke do të marrë parasysh gabimin e gjyqtarit Doman në rastin Rroca.

Sfidën ndaj Istanbulspor e nisën si titullarë Rroca dhe Abazaj ndërkohë që Valon Et’hemi zëvendësoi pikërisht Kristal Abazajn në mesin e fraksionit të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!