Legjendat në fushë, Ceferin e Suker donacione humanitare

Me iniciativën e Presidentit të UEFA-s Aleksandar Ceferin dhe Presidentit të HNS-së Davor Suker në Petrinje do të zhillohet një ndeshje humanitare midis legjendave të futbollit të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Kjo ndeshje e cila me gjasë do mbledhë ish-futbollistë të moshës nga 40-60 vjeç do luhet në 13 mars 2021 dhe qëllimi duket se do të jetë për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti shkatrrimtar që preku Kroacinë pak kohë më parë.

Presidenti Ceferin në një deklaratë publike tha se do t’i dorëzojë një donacion Kryqit të Kuq Kroat për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues.

Mendimet tona janë me njerëzit nga Kroacia në këto kohë të vështira. Shpresojmë që ndihma e familjes së futbollit do t’i ndihmojë ata të kapërcejnë sfidat e shkaktuara nga ky tërmet shkatërrues dhe se ata do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e rajonit të Petrinja”, tha Presidenti i UEFA-s Alekander Ceferin.

Sakaq edhe Federata Kroate e Futbollit e kryesuar nga Davor Suker do t’i dorëzojë një donacion Shoqatës së Futbollit të Qarkut Sisak-Moslavina, e destinuar për rindërtimin e infrastrukturës së futbollit në zonat e prekura nga tërmeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!