Kaljari qartëson idetë, vjen ‘i thjeshti’

Sempliçi firmosi me Kaljarin deri në 30 qershor 2022. Merr me vete dhe stafin ndihmës.

Tekniku nga Firence, Leonardo Sempliçi është trajneri i ri i Kaljarit.Klubi nga Sardenja pasi hoqi ‘qafe’ në më pak se një muaj angazhim me ekipin e Seria A, Di Franceskon, orët e fundit ka komunikuar lëvizjen me 53 vjeçarin.

Komunikata:

“Cagliari Calcio njofton se ia ka besuar udhëheqjen teknike të ekipit të parë Leonardo Semplici i cili ka nënshkruar një kontratë me Klubin deri më 30 qershor 2022. Së bashku me trajnerin, Andrea Consumi arrin në Rossoblu si ndihmës trajner, traineri i atletikës Yuri Fabbrizzi, bashkëpunëtorët teknikë Rossano Casoni dhe Alessio Rubicini”.

“Trajneri Leonardo Semplici dhe stafi i tij teknik kanë zgjidhur marrëdhëniet kontraktuale me kompaninë SPAL”, shkruan klubi i Etrit Berishës në Seria B duke lejuar ish-teknikun ti bashkohet Kaljarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!