Gravina rizgjidhet president i FIGC, Duka mesazh urimi

Gabriele Gravina presidenti aktual i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), rizgjidhet për një mandat tjetër për të drejtuar futbollin e fqinj.Gravina mori 73% të votave dhe do të jetë në krye të futbollit Italian deri në vitin 2024.

Me këtë rast presidenti i FSHF-së Armand Duka i ka dërguar një mesazh urimi:

FSHF:

Gabriele Gravina është rizgjedhur sot si President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për një mandat tjetër. Me këtë rast presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij italian, që zgjidhet për herë të dytë në këtë post të rëndësishëm.

Në letrën e tij, Presidenti Duka i shpreh urimet më të përzemërta Gravinës dhe shpreh bindjen se rizgjedhja e tij do të vazhdojë të sjellë zhvillime të mëtejshme për Federatën Italiane të Futbollit, ndërsa thekson se bashkëpunimi mes dy federatave do të bazohet në solidaritet për të mirën e futbollit.

Më poshtë letra e plotë e Presidentit të FSHF dërguar kreut të Federatës Italiane të Futbollit:_

I dashur z. President, i dashur Gabriele!

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e rizgjedhjes tuaj si President i Federatës Italiane të Futbollit. Unë jam i bindur se rizgjedhja juaj do të vazhdojë të sjellë zhvillime të mëtejshme për Federatën Italiane të Futbollit, dhe dëshiroj t’ju uroj shumë suksese juve dhe kolegëve tuaj.

Shfrytëzoj këtë rast për të theksuar se besoj shumë që bashkëpunimi ynë do të bazohet në solidaritet për të mirën e futbollit.

Edhe një herë më lejoni t’ju uroj suksese të mëdha dhe të konfirmoj të gjithë mbështetjen tonë për Ju dhe për Federatën Italiane të Futbollit.

Shpresoj që së shpejti të takohem me ju.

Sinqerisht i juaji,
Armand Duka
President i FSHF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!