Gafë e Interit, mund të humbë në tavolinë

Inter mund të humbë ndeshjen e fituar dje ndaj Milanit 0-3. Arsyeja e thjeshtë. Zikaltërit kanë gabuar me zëvendësimet teksa në fund të lojës kanë përdorur 4 ndalesa për të kryer ndrrime.

Nga Italia ish gjyqtari i njohur Tiziano Pieri teksa flet për ‘La Giostra del Gol’ u ndal te momentet e lëvizjeve të Kontes:

Ai thotë: “Në minutën e 78 u fut në fushë Damian bashkë me Galjardinin.Në të 89′ u aktivizua Sançez. Ndalesa e tretë ishte ajo e Jangut ndërsa Interi përdori dhe një ndalesë të katërt u fut Vidal. Kjo nuk lejohet dhe Interi mund ta humbë takimin në tavolinë”, tha Pieri.

Rregullorja e re e FIFA-s parashikon tri ndalesa por që stafet mund të hedhin në këto ndalesa 5 futbollistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!