Burreli merr kryesimin, Elbasani fantazmë

Beci dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, shënon golin e vetëm të takimit Burreli- Vora luajtur sot në ‘Liri Ballabani’ të Burelit. Pas këtij suksesi, ekipi i teknikut Samuel Nikaj, merr vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Në sfiden tjetër të luajtur në Peshkopi ndërmjet Korabit dhe Veleçikut, ndeshja u vendos në minutat e fundit. Golit të parë të vendasëve shënuar nga i mirënjohuri Skuka në të 16-ën, i përgjigjet Balaj në të 78-të por shpejt Korabi me Ismajlain në të 85′ merr kryesimin 2-1.

Te Grupi B, Pogradeci kalon Besën 2-1 ndërsa në ‘Nexhip Trungu’ të Cerrikut, Toori i përforcuar ndjeshëm gjatë janarit mposht 1-3 Elbasanin e teknikut Anxhelo Suta.

Rezultate, java e plotë e 11-ta:

Grupi A: 13:30

Burreli-Vora 1-0

Korabi-Veleçiku 2-1

Erzeni-Oriku 2-0

Besëlidhja-Partizani B 0-0

Dinamo pushim.

Grupi B:

Pogradeci-Besa 2-1

Elbasani-Tomori 1-3 (luajtur në Cerrik)

Lushnja- Egnatia 0-3

Turbina, Flamurtari, pushim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!