Smajli, kampion i ri i Ballkanit

Smajlaj për herë të tretë kampion i Ballkanit për salla të mbyllura; 2018, 2020 e 2021.

Izmir Smajli i jep medaje Ari Shqipërisë në kërcim së gjati. Ditën e sotme shkodrani 27 vjeçar, ka merituar vendin e parë në kampionatin Ballkanik dimëror që po zhvillohet në Turqi për Salla të mbyllura.

Smajli arriti të kërcejë 7.91 metra duke përfunduar si atleti i parë në një garë të rivalizuar përgjatë gjithë kohës.

Kampioni i i ri i Ballkanit i shoqëruar nga trajneri Gjergji Ruli njëherazi dhe President i Federatës së Atletikës Shqiptre, mban premtimin duke arritur medalje të nivelit ndërkombëtar.

Edhe pse një aktivitet ballkanik, në këtë kompeticion, marrin pjesë 21 shtete. Rekordi i Smajlajit 8.08 metra në Beograd në 2017. Kampion europe.

Vetë Smajli ka përshkruar arritjen duke shkruar në Facebok:

“Balkan Champion 2021

Nje gare e veshtire me konkurues nga 21 shtete Ballkanike e jo vetem. I lumtur per rezultatin prej 7.91m dhe vendin e pare ne kete kompeticion te rendesishem dimeror!Falenderime te vecanta per trajnerin tim te pa lodhur z. Gjergj Ruli, familjen time,kstirana,bashkia tirane Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) @fsha dhe te gjithe ju mbeshtetes te sportit te bukur te atletikes!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!