Muçi pranë Legia Varshavë

Klubi i njohur polak ofron 500 mijë euro dhe 10% të kartonit.

Është folur shpesh javët e fundit se 19 vjeçari i Tiranës Ernest Muçi, mund të largohet që tani nga bardheblutë.

Për talentin pati interes nga Zvicra, Austria, Turqia, Ukraina Suedia, madje edhe nga Verona në Serinë A apo Shalke e Bundesligës gjermane. Më pas listës së kërkesave iu shtua Fenerbahçe e Superligës turke.

Megjithatë sot duket se Ernest Muçi mund t’ja bëjë “bam”.Burime pranë klubit Tirana thanë se numri 20 i kampionëve është shumë pranë firmës me Legian e Varshavës në Poloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!