Reali bisedime sekrete me Arabinë Saudite

Real Madrid në bisedime me Arabinë Saudite mbi një marrëveshje sponsorizimi prej dhjetë vjetësh.

Dokumentet e zbuluara duket se zbulojnë se Real Madrid ka qenë në bisedime të avancuara me projektin shtetëror të Arabisë Saudite Qiddiya rreth një marrëveshje partneriteti prej 150 milion Euro (130 milion £) që do të përfshinte bërjen e sponsorit kryesor për ekipin e femrave të klubit galaktik.

Times ka parë dy dokumente të veçanta që detajojnë një partneritet të propozuar midis klubit dhe Qiddiya, një projekt 5.7 miliardë funte që po ndërtohet afër Riadit, dhe që synon të bëhet “kryeqyteti i sporteve dhe argëtimit” i Arabisë Saudite.

Gjithësesi, afrimi ndaj Realit, mund të jetë një përpjekje nga vendi aziatik për të përdorur “pastrim në sport” e për të fituar ndikim ndërkombëtar dhe publicitet pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!