Mariana, futbolli në Paqësor

Ishujt Mariana Veriore janë anëtari më i ri i AFC. Arqipelagu i Mikronezisë ndodhet në veri të Oqeanit Paqësor.

Ishujt Veriore të Marianës gjëndën në pjesën e largët të Oqeanit Paqësor.
Arqipelagu ndodhet 2500 km në lindje të Filipineve dhe të njëjtën distancë në veri të Papua Guinesë së Re. Ishujt janë të shtrirë për rreth 800 km. Janë në vartësi të SHBA-ve

Atje kanë kohë që po punojnë shumë për të patur ndikimin e tyre në botën e futbollit.

Federata e Futbollit e Ishujve Mariana Veriore (NMIFA) janë vendi më i ri i futbollit në nivelin kontinental, pasi janë bërë anëtari i 47-të i Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) në dhjetor.

Ishullorët e Paqësorit, kanë pranë “vëllain e tyre të madh”, Guamin. Ai është ishulli më jugor në arqipelagun Mariana teksa në futboll ka arritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

Fushata e tyre kualifikuese për Kupën e Botës FIFA 2018 u shoqërua nga një fitore ndaj Indisë. Një superarritje duke parë numrin e popullsisë reciproke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!