Kur Tirana fitonte trofeun e parë…

Nga: Bedri Alimehmeti.

Kavaje 7 prill 1963.

Kur Tirana fitonte Kupën e Shqipërisë në finalen me Besën.

Në ndeshjën e parë me 31 Mars, luajtur në Tiranë, Besa kishte fituar 3-2, por në ato vite nuk ishte në rregullore që goli në fushë kundërshtare dyfishohej.

Kështu në ndeshjen e kthimit me 7 prill 1963, Tirana fitoi 1-0 me gol të Ishkës. Në shtesat 2×15 minuta, Tiranës i dëmtohën dy portierët njëri pas tjetrit. Fillimisht Met Metani teksa zevendësohet nga Esad Beliu me këtë të fundit që dëmtohet në start të shtesës së dytë dhe lë fushën.

Trajneri Myslym Alla teksa i kishte kryer ndërrimet, urdheron Ali Memën të zërë vend në portë. Pas shtesave, rezultati mbeti po ai 1-0 per Tiranën. Per të percaktuar fituesen e Kupës, gjyqtari Jorgji Kodari, urdhëron të gjuhen penalltitë.

Në atë kohë, penalltitë mund të goditeshin edhe nga një futbollist i vetëm.
Për Tiranën i gjuajti Pavllo Bukoviku, kurse për Besën, T’habit Rexha (më pas u bë këngëtar).

Në portë për Tiranën ishte Ali Mema, kurse te Besa, Shefqet Topi. U gjuajtën vetëm nga 4 penallti. Bukoviku i realizoi të katra, kurse Rexha vetëm një. Ali Mema u kthye në hero, priti tre penallti. Me fitoren 4-1, Tirana fiton të parin trofe të pasluftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!